Reagim pas kërcënimeve ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka shprehur shqetësim serioz lidhur me sulmet, fyerjet dhe kërcënimet me vdekje të drejtuara ndaj gazetarit të Kanal 5 Televizion, Aleksandar Vidinovski, The post Reagim pas kërcënimeve ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 4, 2026 - 11:30
 0
Reagim pas kërcënimeve ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) ka shprehur shqetësim serioz lidhur me sulmet, fyerjet dhe kërcënimet me vdekje të drejtuara ndaj gazetarit të Kanal 5 Televizion, Aleksandar Vidinovski, pas postimit të tij në rrjetet sociale për automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt në trotuarin para Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, transmeton Gazeta Flaka

Nga ASHMAA vlerësojnë se këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së gazetarëve dhe një cenim serioz të lirisë së shprehjes dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.

“Këto veprime përfaqësojnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së gazetarëve dhe një rrezik serioz për lirinë e shprehjes dhe të drejtën e publikut për informim,” thuhet në reagimin e AВМУ-së.

Agjencia thekson se gazetarët kanë të drejtë dhe detyrim të raportojnë për çështje me interes publik, pa u ekspozuar ndaj presioneve, kërcënimeve apo dhunës.

“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë lirshëm për çështje me interes publik, pa frikë nga presionet, kërcënimet apo dhuna,” nënvizohet më tej në reagim.

Veçanërisht shqetësuese, sipas ASHMAA-së, janë kërcënimet me vdekje, të cilat përbëjnë vepër penale dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm dhe efikas nga institucionet kompetente.

“Kërcënimet me vdekje janë veçanërisht alarmante, pasi përbëjnë vepër penale dhe kërkojnë veprim urgjent dhe efikas nga institucionet përgjegjëse,” thekson Agjencia.

Në fund, ASHMAA pret që institucionet përkatëse t’i trajtojnë këto raste me vëmendjen e duhur dhe të sigurojnë mbrojtje adekuate për gazetarët, duke vendosur një praktikë të qartë dhe konsistente se kërcënimet, gjuha e urrejtjes dhe dhuna online ndaj gazetarëve janë të papranueshme.

“Vetëm në këtë mënyrë do të dërgohet një mesazh i qartë se kërcënimet, gjuha e urrejtjes dhe dhuna online ndaj gazetarëve nuk tolerohen,” përfundon reagimi i ASHMAA-së. Reagimit i bashkohet edhe redaksia Flaka. Gazeta Flaka

The post Reagim pas kërcënimeve ndaj gazetarit Aleksandar Vidinovski appeared first on Flaka, në çdo lajm... .