Reagimi i Taylor Swift kur brohoritet nga publiku në Super Bowl
Taylor Swift u shfaq në Super Bowl të dielën për të treguar mbështetjen e saj për të dashurin Travis Kelce, një lojtar i Kansas City Chiefs, i cili humbi nga Philadelphia Eagles. Kur këngëtarja u shfaq në ekran, një pjesë e publikut filloi të fishkëllejë dhe të bërtasë “boo”, dhe reagimi i saj filloi të […]
![Reagimi i Taylor Swift kur brohoritet nga publiku në Super Bowl](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-15-780x439-1.png)
Taylor Swift u shfaq në Super Bowl të dielën për të treguar mbështetjen e saj për të dashurin Travis Kelce, një lojtar i Kansas City Chiefs, i cili humbi nga Philadelphia Eagles.
Kur këngëtarja u shfaq në ekran, një pjesë e publikut filloi të fishkëllejë dhe të bërtasë “boo”, dhe reagimi i saj filloi të përhapet në rrjetet sociale.
Swift vetëm qeshi dhe vazhdoi ta shijonte mbrëmjen, plotësisht e pa ngarkuar nga britmat e publikut dhe shumë e vlerësuan reagimin e saj.
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, shfrytëzoi këtë moment për t’u tallur me artisten e famshme.
“Mbretëresha”, “Taylor nuk e meriton urrejtjen”, “Duket një person shumë i mirë”, janë vetëm disa komentet në X.
Ndërkaq, për të performuar këtë vit ishte i përzgjedhur ylli Kendrick Lamar.