Reagon Xheneta: Jam mirënjohëse, nuk ia harroj Gjestit

Pas dhunës ndaj Gjestit nga Jozi, Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetin social X, duke shprehur mbështetje për Gjestin – edhe pse dyshja janë tashmë të ndarë. “Kushdo me pas qenë në vendin e Gjestit kisha reagu njësoj sepse është sjellje që nuk m’doket normale e aq ma pak me pre […]

Prill 14, 2025 - 13:00
 0  9
Reagon Xheneta: Jam mirënjohëse, nuk ia harroj Gjestit

Pas dhunës ndaj Gjestit nga Jozi, Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetin social X, duke shprehur mbështetje për Gjestin – edhe pse dyshja janë tashmë të ndarë.

“Kushdo me pas qenë në vendin e Gjestit kisha reagu njësoj sepse është sjellje që nuk m’doket normale e aq ma pak me pre ndokënd,” shkruan ajo, duke nënvizuar se ndjeshmëria e saj rritet sidomos kur përmendet familja. “Unë jom e lindur me qenë mirënjohëse dhe nuk harroj që kur është përmend familja, jem ka qenë afër meje.”

Ndërsa një ndjekës e akuzoi për hipokrizi duke i kujtuar dhunën në ekran ndaj një vajze, Xheneta u përgjigj ashpër:

“E kam thënë e po e them prapë, nuk është zgjidhje e duhur, por në momentin që preket familja jem nuk durohem dhe normalisht që reagoj. Shkurt shqip, për familjen tem jom në gjendje jetën me dhon.”