Reformat “e përshpejtuara” nuk mund të rikthejnë besimin në gjyqësor
Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (PLD) dhe deputetja e Kuvendit, Monika Zajkova, reagoi ashpër ndaj mënyrës se si po miratohet Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, duke paralajmëruar se reformat “e përshpejtuara” nuk mund të rikthejnë besimin në gjyqësor. Sipas Zajkovës, ligji i propozuar nuk sjell përparim të vërtetë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve […]
Kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (PLD) dhe deputetja e Kuvendit, Monika Zajkova, reagoi ashpër ndaj mënyrës se si po miratohet Ligji i ri për Këshillin Gjyqësor, duke paralajmëruar se reformat “e përshpejtuara” nuk mund të rikthejnë besimin në gjyqësor.
Sipas Zajkovës, ligji i propozuar nuk sjell përparim të vërtetë në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, pasi vendimi përfundimtar i takon përsëri Komisionit Parlamentar të Përzgjedhjes dhe Emërimeve.
“Nuk ka listë renditjeje, por vetëm një listë kandidatësh. Kjo do të thotë që Komisioni mund të vendosë lirisht se cili kandidat do të zgjidhet, pa kritere dhe rend të qartë. Pra, i 15-ti në listë mund të bëhet i pari”, paralajmëroi Zajkova.
Ajo kujtoi se, sipas rekomandimeve të misionit të vlerësimit, është e nevojshme të krijohet një këshill i posaçëm i apelimeve që do të vendosë për ankesat në procesin e përzgjedhjes, diçka që edhe një herë injorohet nga ky ligj.
Edhe pse Ministria e Drejtësisë pretendon se ligji shtrëngon kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve, Zajkova theksoi se problemi kryesor mbetet, ndikimi politik në gjyqësor.