Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht
Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e banorëve. Sipas Demirit, mesazhi që vjen nga çdo cep i Vrapçishtit është i qartë: qytetarët janë të lodhur nga stagnimi dhe keqpërdorimet në kurriz të tyre. […]
Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat e banorëve.
Sipas Demirit, mesazhi që vjen nga çdo cep i Vrapçishtit është i qartë: qytetarët janë të lodhur nga stagnimi dhe keqpërdorimet në kurriz të tyre.
“Vrapçishti ka nevojë për zhvillim real, infrastrukturë funksionale dhe mirëqenie për të gjithë. Këtë të ardhme do ta ndërtojmë bashkë më 11 janar, duke rrethuar numrin 5”, theksoi Demiri.