Refuzimi i Fillovit – Studentët shqiptarë do të hidhen në protestë

Studentët e drejtësisë nga tre universitete në vend po përgatiten për protestë, pas zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës. Mevlan Ademi njoftoi se është The post Refuzimi i Fillovit – Studentët shqiptarë do të hidhen në protestë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 27, 2026 - 02:30
 0
Refuzimi i Fillovit – Studentët shqiptarë do të hidhen në protestë

Studentët e drejtësisë nga tre universitete në vend po përgatiten për protestë, pas zhvillimeve të fundit lidhur me çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës.

Mevlan Ademi njoftoi se është zhvilluar një takim mobilizues me studentë të drejtësisë, duke theksuar se situata është e papranueshme.

“Sot me kolegë të drejtësisë nga tre universitete të ndryshme diskutuam rreth mobilizimit dhe organizimit të studentëve për protestë. Është e dhimbshme që studentët edhe në vitin 2026 detyrohen të protestojnë për të drejtat e tyre kushtetuese,” deklaroi Ademi.

Ai u bëri thirrje zëvendëskryeministrave Bekim Sali dhe Arben Fetai që, sipas tij, “të mbrojnë ligjin dhe Kushtetutën” dhe të qëndrojnë në krah të studentëve për garantimin e të drejtave të tyre.

Po ashtu, nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Ademi kërkoi reagim ndaj asaj që e cilësoi si “diskriminim i hapur nga foltorja e Kuvendit”.

Ndërsa nga kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi ndërhyrje konkrete.

“Kërkojmë të ndërhyjë dhe të qëndrojë tek fjalët e thëna që ligji është i qartë dhe se kjo do të zgjidhet,” theksoi ai.

Ademi falënderoi edhe Kryetarin e Parlamentit Studentor në Universitetin “Nënë Tereza”, Besar Sejdiu, si dhe strukturën studentore atje për mbështetjen e iniciativës.

Arber Ademi: “Fillkovi po ndryshon deklaratat nga dita në ditë”

Reagim të fortë pati edhe nga Arber Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i cili akuzoi ministrin për qëndrime kontradiktore lidhur me natyrën e provimit të jurisprudencës.

Sipas tij, në fillim ministri Fillkovi kishte deklaruar se përmes provimit të jurisprudencës kontrollohet njohja aktive e gjuhës maqedonase.

“Kontrollimi për njohjen aktive të gjuhës maqedonase kryhet pikërisht përmes dhënies së provimeve në gjuhën maqedonase,” citoi Ademi deklaratën e mëhershme.

Megjithatë, ai theksoi se sot qëndrimi ka ndryshuar.

“Për momentin nuk ka mundësi që të jepet në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes, sepse provimi i jurisprudencës është provim profesional, jo procedurë administrative.”

Ademi ngriti dilemë të drejtpërdrejtë:

“Pra, çfarë është ky provim sipas tij? Test për njohje gjuhësore apo provim profesional? Sigurisht që është provim për kontrollin e njohurive profesionale të fituara gjatë studimeve, shpesh në gjuhën amtare.”

Ai theksoi se as Ligji për Nëpunësit Administrativë dhe as Ligji për provimin e jurisprudencës nuk përcaktojnë gjuhën në të cilën duhet të mbahet provimi, ndërsa në praktikë, sipas tij, ai është organizuar prej vitesh edhe në gjuhën shqipe.

“Atëherë, a ka ligj në këtë vend apo jo? A duhet dikush t’i zbatojë normat ligjore siç duhet? Apo ndoshta dikush po jeton në një univers paralel, ku deklaratat ndryshojnë nga dita në ditë, por e drejta mbetet peng i tekave politike?” përfundoi Ademi.

Studentët kanë paralajmëruar se në ditët në vijim do të bëjnë publikë hapat konkretë të organizimit të protestës. Gazeta Flaka

The post Refuzimi i Fillovit – Studentët shqiptarë do të hidhen në protestë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .