Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup

Shkup, 13 shkurt – Për shkak të festës fetare Zadushnica, nesër nga ora 06:00 do të vendoset regjim i posaçëm i trafikut në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme… The post Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 13, 2026 - 22:00
 0
Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup

Shkup, 13 shkurt – Për shkak të festës fetare Zadushnica, nesër nga ora 06:00 do të vendoset regjim i posaçëm i trafikut në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup informojnë se trafiku drejt varrezave të qytetit në Varrezat e Butelit do të zhvillohet në një drejtim, përkatësisht në formë rrethore. Të gjitha automjetet do të drejtohen nëpër rrugën “Butelska”, majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe djathtas deri te hyrja e varrezave të Butelit.

Për dalje, automjetet do të lëvizin djathtas në rrugën “Boca Ivanova”, deri te rrethrrotullimi në rrugën “Butelska”, më pas majtas në rrugën “Butelska” dhe djathtas në rrugën “Kemal Sejfulla”.

Regjim i posaçëm i trafikut do të vendoset edhe në afërsi të varrezave në Varrezat e Kamnikut, Varrezat e Draçevës dhe Varrezat e Gjorçe Petrovit.

Nga MPB apelojnë qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që do t’i japin zyrtarët policorë në rrugët e përfshira me regjimin e posaçëm të trafikut.

The post Regjim i posaçëm i trafikut nesër në Shkup first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.