Për shkak të ndeshjes së futbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë, në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit.

Policia do të ndërmarrë masa në rrugët përreth Arenës Kombëtare “Todor Proeski”, ndërsa në varësi të situatës trafiku mund të devijohet në rrugë alternative.

MPB u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e policisë për të shmangur pengesat dhe kolonat në trafik.

Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.