Reka: Gjyqësia ndërkombëtare e heshtur ndaj kri*meve serbe në Kosovë

Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në një ekspozitë të fotografive `Krimet serbe në Kosovë`, në Monroe University në New York. Në një postim në ‘Facebook’, ambasadori Reka bëri të ditur pjesëmarrjen në Monroe University në Nju Jork, në hapjen

Mars 23, 2025 - 16:00
 0  7
Reka: Gjyqësia ndërkombëtare e heshtur ndaj kri*meve serbe në Kosovë
reka:-gjyqesia-nderkombetare-e-heshtur-ndaj-kri*meve-serbe-ne-kosove

reka:-gjyqesia-nderkombetare-e-heshtur-ndaj-kri*meve-serbe-ne-kosove

Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në një ekspozitë të fotografive `Krimet serbe në Kosovë`, në Monroe University në New York.

Në një postim në ‘Facebook’, ambasadori Reka bëri të ditur pjesëmarrjen në Monroe University në Nju Jork, në hapjen e ekspozitës së fotografive: ”Krimet serbe në Kosovë”, e cila është organizuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, si dhe Këshilli Shqiptaro-Amerikan dhe organizata New Life for Kosova.

“Fotografitë janë edhe një provë për gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë, si vazhdimësi e zbatimit  të 35 programeve serbe për shfarosjen e shqiptarëve, për më shumë se një shekull. Si atëherë edhe sot, gjyqësia ndërkombëtare, mbeti e heshtur dhe e vonuar. Justice delayed, is justice denied”, ka shkruar Reka.