Policia në Kaçanik gjen dro*gë në ulësen e veturës “Golf”, arrestohet një 19-vjeçar
Policia në Kaçanik ditën e djeshme në rrugën “Doganaj” gjatë kontrollit të një veture të tipit “Golf”, nën ulëset e pasme kanë gjetur lëndë narkotike të llojit marihuanë. Policia ka arrestuar një 19-vjeçar i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë. Komunikata: Policët e stacionit në Kaçanik gjejnë drogë gjatë kontrollit të një automjeti


Policia në Kaçanik ditën e djeshme në rrugën “Doganaj” gjatë kontrollit të një veture të tipit “Golf”, nën ulëset e pasme kanë gjetur lëndë narkotike të llojit marihuanë.
Policia ka arrestuar një 19-vjeçar i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata:
Policët e stacionit në Kaçanik gjejnë drogë gjatë kontrollit të një automjeti
Me daten 22.03.2025, rreth orës 17:00 në rrugën “Doganaj” në Kaçanik, një patrullë policore e stacionit policor në Kaçanik ka ndaluar një veturë të tipit VW Golf me targa vendore. Gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës, nën ulëset e pasme kanë gjetur tre qese najloni që përmbanin disa paketime të vogla me lëndë narkotike të llojit marihuanë, me një peshë totale prej 53.02 gramësh.
Lidhur me rastin, janë njoftuar hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të vazhduar hetimet.
I dyshuari, një mashkull kosovar 19-vjeçar, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.