Rënie e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e tretë është regjistruar ulje e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Në tremujorin e tretë të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për […]

Nëntor 29, 2024 - 01:00
 0  2
Rënie e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit në Maqedoninë e Veriut
Pjesa e brendshme e ndërtesave të parapara për banesa sociale. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e tretë është regjistruar ulje e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të ulëta për 7.9 %, kostot për materiale për 10.1 % dhe kostot e punëtorëve për 2.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, kosto e ndërtimit është ulur për 1.2 përqind, kostot e punëtorëve për 4.1 përqind, ndërsa kosto për materiale janë më të larta për 0.2 përqind.

“Indekset e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.