Policia e RMV-së ka ngritur kallëzim penal ndaj 48 vjeçarit për uzurpim të tokës shtetërore dhe ndërtim pa leje

Padi ndaj 48 vjeçarit për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale, si ndotja e mjedisit jetësor dhe natyrës, si dhe uzurpim i tokës, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal ndaj 48 vjeçarit nga Struga, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës” dhe “uzurpim i pasurisë së paluajtshme””, […]

Nëntor 29, 2024 - 01:00
 0  4
Policia e RMV-së ka ngritur kallëzim penal ndaj 48 vjeçarit për uzurpim të tokës shtetërore dhe ndërtim pa leje
Ndërtimtari, foto nga Portalb.mk

Padi ndaj 48 vjeçarit për shkak dyshimeve për kryerjen e veprës penale, si ndotja e mjedisit jetësor dhe natyrës, si dhe uzurpim i tokës, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal ndaj 48 vjeçarit nga Struga, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndotje e mjedisit jetësor dhe natyrës” dhe “uzurpim i pasurisë së paluajtshme””, sqaruan nga Policia.

Ai në maj të këtij viti në një tokë afër Liqenit të Ohrit ka kryere punime me ekskavator që është tokë shtetërore, duke u uzurpuar këtë tokë shtetërore. Kjo pjesë është monument natyror.

I dyshuari gjithashtu ka dëmtuar edhe pronën e qytetarit G.A., ndërkohë aktivitetet e tij ndikojnë edhe në cilësinë e ujit dhe biodiversitetit në Liqenin e Ohrit.