Rënie e numrit të martesave dhe rritje e divorceve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i divorceve, ndërkohë është ulur numri i martesave në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Në tremujorin e tretë të vitit 2024 janë lidhur 3536 martesa, që paraqet rënie prej 12.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë […]

dhjetor 1, 2024 - 20:00
 0  7
Rënie e numrit të martesave dhe rritje e divorceve në Maqedoninë e Veriut
Unaza, martesë, kurorëzim. Foto: Denny Müller/Unsplash

Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i divorceve, ndërkohë është ulur numri i martesave në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në tremujorin e tretë të vitit 2024 janë lidhur 3536 martesa, që paraqet rënie prej 12.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në kohën e njëjtë, janë regjistruar 403 divorce, apo 24.4 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Në tremujorin e parë ka pasur 2848 martesa e 485 divorce, ndërsa në tremujorin e dytë ka pasur 2 488 martesa e 597 divorce.

Më shumë martesa janë realizuar në Shkup (718), Tetovë (115), Kumanovë (159), Likovë (103) dhe Manastir (105); ndërkohë divorce në Shkup (75), Gostivar (32), Kumanovë (23), etj.