Reshjet e borës paralizojnë qarkullimin drejt disa fshatrave të Shkupit
Reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar probleme serioze në disa fshatra malorë të Shkupit, të cilët vazhdojnë të mbeten të bllokuar për shkak të rrugëve të papastruara. Si pasojë, The post Reshjet e borës paralizojnë qarkullimin drejt disa fshatrave të Shkupit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar probleme serioze në disa fshatra malorë të Shkupit, të cilët vazhdojnë të mbeten të bllokuar për shkak të rrugëve të papastruara. Si pasojë, transporti publik i Shkupit sot nuk ka qarkulluar drejt fshatrave Rashçe, Nikishtan, Koliçani i Poshtëm, Sushicë dhe Bllacë.
Banorët e fshatit Rashçe kanë deklaruar më herët për Alsat se, për të kryer obligimet e përditshme dhe për t’u mundësuar nxënësve ndjekjen e mësimit, janë të detyruar të gjejnë alternativa të tjera udhëtimi, për shkak të mungesës së transportit publik.
Sa i përket rrugëve shtetërore, nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAM) njoftojnë se të gjitha akset janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Megjithatë, për shkak të reshjeve të borës, shoferëve u rekomandohet drejtim i kujdesshëm.
Nga LAM bëjnë të ditur se ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe po vazhdojnë pastrimin e borës me mekanizmin e tyre.
“Në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike ‘Rrugët Shtetërore’ dhe Ministrinë e Transportit, po zhvillohen aktivitete të koordinuara për të siguruar qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë të trafikut. Rekomandohet përdorimi i detyrueshëm i pajisjeve dimërore, respektimi i sinjalistikës rrugore dhe përshtatja e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës”, thuhet në njoftimin e LAM.
Ndërkohë, sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), për shkak të kushteve atmosferike, pa energji elektrike kanë mbetur banorët e fshatit Ilino, në komunën e Demir Hisarit. Ekipet e EVN-së tashmë ndodhen në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit, ndërsa rrugët që çojnë drejt fshatit janë duke u pastruar.
Në komunën e Kërçovës, disa akse rrugore drejt fshatrave malore ende po pastrohen dhe pritet që gjatë ditës së sotme të bëhen plotësisht të kalueshme. Në rrugën rajonale Krushevë – Pusta Rekë po zhvillohen ndërhyrje për pastrim, ndërsa kjo rrugë aktualisht është e kalueshme vetëm për automjete terreni dhe automjete të pajisura me pajisje dimërore.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje shiu, ndërsa në zonat më të larta priten edhe reshje bore. Në Shkup, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në -4°C, ndërsa ato maksimale të arrijnë deri në 8°C.
Flaka
The post Reshjet e borës paralizojnë qarkullimin drejt disa fshatrave të Shkupit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .