Rihanna reagon pasi Rocky u shpall i pafajshëm
ASAP Rocky u shpall i pafajshëm, pasi rrezikonte 24 vjet burgim nga akuzat e ngritura nga një ish-miku i tij. Gjykimi i Rockyt u bë në Los Anxheles, ku juria e gjykatës e shpalli të pafajshëm disa orë më parë, shkruan IndeksOnline. Reperi shpërtheu në lot dhe u hodh në krahët e partneres së tij, […]

ASAP Rocky u shpall i pafajshëm, pasi rrezikonte 24 vjet burgim nga akuzat e ngritura nga një ish-miku i tij.
Gjykimi i Rockyt u bë në Los Anxheles, ku juria e gjykatës e shpalli të pafajshëm disa orë më parë, shkruan IndeksOnline.
Reperi shpërtheu në lot dhe u hodh në krahët e partneres së tij, Rihannas.
Kjo e fundit, pati disa fjalë të shkurtra pas përfundimit të këtij gjykimi, që ishte i mundimshëm edhe për të.
“Lavdia i takon Zotit dhe vetëm atij. Mirënjohës! I përulemi mëshirës së tij!”, shkroi Rihanna në Instagram.
Rocky fajësohej se kishte shtënë me armë në drejtim të shokut të tij, në një incident që ndodhi në nëntor të 2021-s.