Rikthehet dimri në prill – shi, borë dhe erëra të forta në gjithë vendin, nga e diela…
Nën ndikimin e një aktiviteti ciklonik, moti sot në Maqedonia e Veriut do të jetë larg atmosferës pranverore. Sipas Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, vendi do të përfshihet nga reshje shiu, The post Rikthehet dimri në prill – shi, borë dhe erëra të forta në gjithë vendin, nga e diela… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nën ndikimin e një aktiviteti ciklonik, moti sot në Maqedonia e Veriut do të jetë larg atmosferës pranverore. Sipas Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, vendi do të përfshihet nga reshje shiu, të cilat në disa zona do të jenë më intensive, duke kaluar mbi 20 l/m².
Për shkak të depërtimit të një mase ajrore të ftohtë, në zonat malore dhe vendet më të larta pritet që shiu të shndërrohet në borë – një rikthim i papritur i dimrit në fillim të prillit. Situata do të shoqërohet edhe me erë të përforcuar, herë pas here të fortë, që në disa rajone mund të arrijë mbi 70 km/h.
Temperaturat do të jenë të ulëta për këtë periudhë, me minimale nga 1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu dhe erë të fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 10 gradë.
Reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ku nesër dhe të enjten priten sasi edhe më të mëdha (mbi 20–30 l/m²), ndërsa në zonat malore do të ketë sërish borë. Të premten dhe të shtunën moti do të jetë më i qetë, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të dobëta lokale, por me erë të fortë në disa momente.
Lajmi i mirë është se nga e diela pritet stabilizim i motit dhe rritje graduale e temperaturave, duke rikthyer ndjesinë e pranverës. Gazeta Flaka
The post Rikthehet dimri në prill – shi, borë dhe erëra të forta në gjithë vendin, nga e diela… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .