Rita Ora nis turneun në ShBA, shkëlqen me dukjen në të bardhë si një ‘nuse rebele’
Rita Ora realizoi një performancë mahnitëse mbrëmjen e së premtes, teksa iu bashkua Kylie Minogue në turneun “Tension”, duke ndezur atmosferën në arenën “State Farm” të Atlantës. Këngëtarja 34-vjeçare e hitit “For You” tërhoqi vëmendjen me një veshje që përkujtonte një nuse rebele – një fustan të bardhë të mbështjellë pa rripa dhe me një […]

Rita Ora realizoi një performancë mahnitëse mbrëmjen e së premtes, teksa iu bashkua Kylie Minogue në turneun “Tension”, duke ndezur atmosferën në arenën “State Farm” të Atlantës.
Këngëtarja 34-vjeçare e hitit “For You” tërhoqi vëmendjen me një veshje që përkujtonte një nuse rebele – një fustan të bardhë të mbështjellë pa rripa dhe me një pjesë të poshtme të shkatërruar, duke i dhënë një pamje të guximshme dhe artistike.
Veshjes ajo i shtoi edhe një vello të bardhë të trashë, që i mbulonte kokën dhe i rridhte mbi supe, duke e bërë paraqitjen edhe më teatrale, shkruan DailyMail.
Për të fituar disa centimetra në shtatlartësinë e saj elegante, Rita zgjodhi çizme të zeza lëkure deri në gju, që i shtonin stil performancës.
Gjatë koncertit, ajo interpretoi disa nga këngët e saj më të njohura si “Your Song” dhe “Let You Love Me”, por gjithashtu edhe një version solo të baladës emocionale “For You”, që dikur e kishte kënduar në duet me të ndjerin Liam Payne, anëtarin e grupit “One Direction”.
Pas koncertit të parë në turne, Rita u shpreh me entuziazëm: “Nata e parë e turneut – pritja ishte e jashtëzakonshme! Jam shumë mirënjohëse për këtë mundësi për t’u lidhur me publikun në Amerikën e Veriut. Të hapësh një koncert për një ikonë si Kylie është një nder i madh”.
Rita Ora po mbështet Kylie Minogue në pjesën e parë të turneut të saj, pas një detaji interesant që u zbulua së fundmi: superhiti i Kylie-t nga viti 2023, “Padam Padam”, fillimisht ishte menduar t’i jepej Ritës.
Kënga elektro-pop, e shkruar nga artistja norvegjeze Ina Wroldsen dhe producenti Lostboy, u bë një hit viral për Kylie-n. Por, përpara se ajo ta regjistronte, disa artistë – përfshirë Ritën – ishin kontaktuar për ta interpretuar, pasi në fillim nuk dukej si një këngë “tipike për Kylie-n”.
Në një intervistë për gazetën The Sun, Lostboy tregoi: “E shkruam ‘Padam’ në shkurt të vitit 2022. Pas disa muajsh, ia dërguam labelit dhe dikush tha: ‘Kylie do ta shkëlqente me këtë këngë’”.
Ai shtoi se për një moment ishte diskutuar që edhe Rita Ora ta regjistronte, pasi kënga po qarkullonte ndër disa artistë brenda të njëjtës kompani muzikore.
“Po përpiqeshin të gjenin zërin e duhur, sepse nuk ishin të sigurt nëse i përshtatej Kylie-t”.
Turneu “Tension” i Kylie Minogue pritet të përfundojë më 26 gusht. Pas kësaj, ajo do të performojë dy herë në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut dhe më pas në arenën ‘Capital One’ në Washington D.C.
Minogue është artistja australiane më e suksesshme e të gjitha kohërave për nga shitjet, dhe e treta në renditje në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, vetëm vitet e fundit ka filluar të fitojë popullaritet të madh në ShBA, sidomos pas suksesit viral të “Padam Padam”.
Në të kaluarën, Kylie kishte pranuar se nuk ishte shqetësuar nga mungesa e famës në Amerikë dhe e kishte shijuar anonimitetin atje. Por, në vitin 2023, shtëpia diskografike konfirmoi se ajo tani është e fokusuar seriozisht në tregun amerikan.
Hiti “Padam Padam” dhe albumi pasues “Tension” ndryshuan fatin e saj në ShBA, duke i sjellë një çmim Grammy, vendin e parë në Billboard për “Albumet më të mira Elektronike/Dance” dhe një rezidencë prestigjioze në Las Vegas. Më tej, ajo u përzgjodh edhe për serialin e ri të Netflix, “The Residence”.
Në këtë rikthim të saj në aktrim, Kylie luan një version më të theksuar dhe me një gjuhë më të ashpër të vetes së saj në një komedi misterioze me vrasje, që zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/