RMV, Agjencia për Ushqim me kontrolle të zgjeruara, dënime dhe asgjësim të ushqimeve të pasigurta

Rreth 620 kilogramë ushqime të pasigurta me origjinë shtazore janë asgjësuar nga veterinerët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), transmeton Portalb.mk. Ushqimi i asgjësuar është zbuluar më parë gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme që janë kryer në 191 thertore, thertore me punishte dhe dyqane të tjera të specializuara të ushqimit të kafshëve. Gjatë kontrolleve, mjekët […]

dhjetor 30, 2024 - 14:00
 0  4
RMV, Agjencia për Ushqim me kontrolle të zgjeruara, dënime dhe asgjësim të ushqimeve të pasigurta
Produkte ushqimore në një market në Bullgari. Foto: Aneta Dodevska/Portalb.mk

Rreth 620 kilogramë ushqime të pasigurta me origjinë shtazore janë asgjësuar nga veterinerët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), transmeton Portalb.mk.

Ushqimi i asgjësuar është zbuluar më parë gjatë kontrolleve të jashtëzakonshme që janë kryer në 191 thertore, thertore me punishte dhe dyqane të tjera të specializuara të ushqimit të kafshëve.

Gjatë kontrolleve, mjekët veteriner zbuluan ushqime të paetiketuara të ngrira shpejt që dilnin në treg, kishte mosrespektim të kërkesave higjienike, deklarim jo të plotë të produkteve, si dhe kishte shitje të produkteve të pa miratuara.

Gjithashtu, në disa subjekte ka pasur punonjës me kontrolle të detyrueshme shëndetësore të pa kryera, si dhe ka pasur kërkesë të padorëzuar në AUV për ndërprerje të punës në objekt.

Për parregullsitë e konstatuara, mjekët veteriner kanë nxjerrë 29 vendime për heqjen e tyre.

AUV thotë se tre operatorë të ushqimit janë vënë në vërejtje, ndërsa 14 janë dënuar me gjobë.

Ndërkohë dje, Agjencia njoftoi se në dy javët e fundit Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese, gjatë të cilave janë gjobitur 23 objekte hotelierike dhe janë asgjësuar mbi 200 kilogramë ushqime.

“Në 43 objekte kemi konstatuar se nuk plotësojnë standardet e higjienës dhe nuk kanë zbatuar procedurat e Higjienës së mirë dhe praktikës së mirë të prodhimit. Në katër raste nuk janë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore të punonjësve”, njofton AUV.

Në kuadër të 244 inspektimeve, theksi u vu në ambientet e hotelierisë që organizojnë festat e para Vitit të Ri, kur për shkak të rritjes së kërkesës, operatorët ushqimorë kanë një ngarkesë të shtuar.

Përveç kësaj, dhjetë ditë më parë AUV asgjësoi mbi 2 tonë ushqime të pasigurta të skaduara në një operator kioske. Javën e kaluar, nga ana tjetër, janë kryer kontrolle në magazina, markete dhe dyqane për pako për Krishtlindje. Nga 62 inspektime, në katër operatorë janë konstatuar parregullsi, si etiketimi joadekuat i paketimeve.

Nga pakote analizuara të Vitit të Ri, në dy raste janë evidentuar produkte me afat të skaduar apo të shkurtër, çka tregon më tej nevojën për kontroll të rregullt për mbrojtjen e konsumatorëve.