Polici që hoqi flamurin shqiptar në Kumanovë nuk është suspenduar

Për të kontrolluar nëse polici nga Kumanova është vërtet i suspenduar, siç pretendon postimi, Vërtetmatësi i është drejtuar MPB-së. Nga aty na theksuan se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm nuk ka konstatuar sjellje të paligjshme dhe joprofesionale të punonjësve të policisë në këtë ngjarje. Ne analizojmë një postim në rrjetin social Threads që thotë: Nuk do të heshtim. Është […]

dhjetor 30, 2024 - 14:00
 0  5
Polici që hoqi flamurin shqiptar në Kumanovë nuk është suspenduar
Foto: Faqja zyrtare në Facebookut të Komunës së Kumanovës

Për të kontrolluar nëse polici nga Kumanova është vërtet i suspenduar, siç pretendon postimi, Vërtetmatësi i është drejtuar MPB-së. Nga aty na theksuan se Departamenti i Kontrollit të Brendshëm nuk ka konstatuar sjellje të paligjshme dhe joprofesionale të punonjësve të policisë në këtë ngjarje.

Ne analizojmë një postim në rrjetin social Threads që thotë:

Nuk do të heshtim. Është suspenduar polici që hoqi flamurin shqiptar në Kumanovë. I njëjti polic që zbaton ligjin duke e hequr flamurin e vendosur ilegalisht sipas nenit të ligjit: Flamuri i Republikës së Maqedonisë, siç parashikohet në ligj, dallohet me flamujt e tjerë në përputhje me ligjin dhe është më i madh se një e treta e flamujve të tjerë.

Njoftimi i referohet rastit të policit, i cili në Ditën e Flamurit Shqiptar (28.11.2024), në Kumanovë, i hipur në një veturë, hoqi nga shtiza e flamurit një flamur shqiptar. Në lidhje me këtë rast në rrjetet sociale po qarkullon një video.

Kur ministri kërkon ndihmë, ne duhet të përgjigjemi si qytetarë të ndërgjegjshëm. Punonjësit e policisë me inicialet M.S, G.M, V.D duhet të denoncohen në kontrollin e brendshëm për të mos i vënë në siklet publikisht. E kuptoj, u mërzitën dhe gabuan, por është mirë që të marrin përgjegjësi për gabimet e tyre. Nga huliganët mund të presësh gjithçka, por nga punonjësit e policisë jo, ka reaguar gazetari Furkan Saliu në Facebook, i cili ka postuar videon e punonjësit të policisë.

Pas kësaj ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, i cili tha se MPB do të marrë masa ndaj policit që rrëzoi flamurin shqiptar dhe se është përgatitur një vërejtje zyrtare..

Kushdo që ka kryer një vepër kundër ligjit do të mbajë përgjegjësi. Pashë pamjet. MPB do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me personin në fjalë sepse ai person është polic dhe në momentin e regjistrimit ka kryer punë zyrtare. Po ashtu jam informuar se për veprimet në fjalë është përgatitur një shënim zyrtar nga zyrtari që ka qenë në automjet, por edhe nga një zyrtar tjetër. Njëri është i nacionalitetit maqedonas dhe tjetri shqiptar, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, për videon që qarkullon në rrjetet sociale se si një polic e rrëzon flamurin shqiptar nga shtiza e flamurit, transmeton Lokalno.

Për të kontrolluar nëse polici nga Kumanova është vërtet i suspenduar, siç pretendon postimi që po analizojmë, Vërtetmatësi i ka drejtuar një pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Departamenti i Auditimit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale ka hapur një rast denoncuesi në lidhje me një video të siguruar në të cilën shihet një shërbyes policie duke ulur flamurin e Republikës së Shqipërisë nga një shtizë flamuri që shfaq flamurin kombëtar maqedonas. Nga kontrollet e kryera, nga kontrolli i dokumentacionit zyrtar dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Departamenti nuk ka konstatuar sjellje të kundërligjshme dhe joprofesionale nga ana e zyrtarëve policorë në ngjarjes së përmendur na është përgjigjur MPB-ja.

Nga përgjigja duket qartë se nuk është konstatuar sjellja e paligjshme dhe joprofesionale e punonjësve të policisë, për të cilën ata nuk mund të dënohen e aq më pak të pezullohen nga puna.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e gjykojmë postimin si të pavërtetë.