Rokas u bën thirrje partive: Mos të politizohet rasti Grubi, respektohet gjyqësori

Euroambasadori Aistis Rokas komentoi rastin me ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk përzihet në vendimet gjyqësore. Sipas tij, BE-ja ndjek me kujdes ndryshimet në Kodin Penal dhe The post Rokas u bën thirrje partive: Mos të politizohet rasti Grubi, respektohet gjyqësori appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 26, 2026 - 14:00
 0
Rokas u bën thirrje partive: Mos të politizohet rasti Grubi, respektohet gjyqësori

Euroambasadori Aistis Rokas komentoi rastin me ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk përzihet në vendimet gjyqësore. Sipas tij, BE-ja ndjek me kujdes ndryshimet në Kodin Penal dhe rreth 30 ligjet e reja që po hartohen dhe që do të monitorohen në zbatim.

“Bashkimi Evropian nuk komenton rastet individuale, por qëndrimi ynë është se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në mënyrë të drejtë, pa politizim apo ndërhyrje,” tha Rokas.

Ai shtoi se shumë aktivitete për luftën kundër korrupsionit janë në zbatim dhe shprehu inkurajim për përparimin në hartimin e ligjeve të reja që synojnë përmirësimin e Kodit Penal dhe forcimin e drejtësisë në vend.

Rokas theksoi se BE-ja do të vazhdojë të vëzhgojë zbatimin e këtyre ligjeve dhe përparimin e reformave ligjore në vend. Gazeta Flaka

The post Rokas u bën thirrje partive: Mos të politizohet rasti Grubi, respektohet gjyqësori appeared first on Flaka, në çdo lajm... .