Rovena Stefa ngre dyshime për votat në Big Brother VIP Kosova: Në finale shkuan edhe ata që publiku i ka urryer

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte një ndër konkurrentet më të komentuara të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way” me moderatoren Elita Rudin. Në këtë intervistë, ajo ka folur hapur për përvojën e saj në reality shou, por edhe për […]

tetor 27, 2025 - 10:30
 0
Rovena Stefa ngre dyshime për votat në Big Brother VIP Kosova: Në finale shkuan edhe ata që publiku i ka urryer

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, e cila ishte një ndër konkurrentet më të komentuara të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way” me moderatoren Elita Rudin.

Në këtë intervistë, ajo ka folur hapur për përvojën e saj në reality shou, por edhe për mënyrën si u zhvillua gara drejt finales.

Gjatë bisedës, moderatorja i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë: “Përse nuk shkove në finale?”.

“Aty duhet me e pyet produksionin për këtë gjë. Aty kuptohet qartë që kanë shkuar në finale edhe njerëz që nuk i ka dashur publiku, madje kanë qenë të urryer nga publiku dhe nuk i kanë çuar vota”, u shpreh Stefa.

Ajo shtoi se, sipas mendimit të saj, votat e publikut nuk kanë qenë transparente dhe se pjesëmarrësit nuk kanë pasur qasje në të dhënat reale të rezultateve.

“Tani unë duhet të bëj një gjyq ku janë votat e mia, nuk e kemi atë kontroll. Tani të flasim drejtpërdrejt – kontrolli mbi votat nuk është, as publiku nuk i ka parë”, tha Rovena.

Kjo nuk është hera e parë që një ish-banore e spektaklit ngre pikëpyetje për mënyrën si trajtohen votat dhe rezultati përfundimtar, por deklarata e Rovenës ka marrë vëmendje të veçantë.