Rovena Stefaj reagon ashpër për dhunën në Big Brother: “Është e turpshme dhe nuk justifikohet”
Këngëtarja e njohur Rovena Stefaj ka reaguar ashpër për incidentin e dhunës që ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother Albania”. Ajo ka shpërndarë mendimin e saj në rrjetet sociale, duke e cilësuar veprimin si të turpshëm dhe të papranueshëm, shkruan Kosovarja. Stefaj ka theksuar se nuk ka asnjë justifikim për dhunën, pavarësisht rrethanave, dhe […]
Këngëtarja e njohur Rovena Stefaj ka reaguar ashpër për incidentin e dhunës që ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother Albania”.
Ajo ka shpërndarë mendimin e saj në rrjetet sociale, duke e cilësuar veprimin si të turpshëm dhe të papranueshëm, shkruan Kosovarja.
Stefaj ka theksuar se nuk ka asnjë justifikim për dhunën, pavarësisht rrethanave, dhe ka apeluar për më shumë respekt dhe edukatë në formatet televizive.
“E turpshme dhuna qe justifikohet ne programet tona. Kam qene dhe jam kunder provokimeve me lagje me uje, birre apo shampanje, keto gjera duhet te ndalohen duke u denuar, turp per produksionet qe per klikime bejne sikur japin zarfe te zinj e promovojne dhune e bullizime. Me ty” shkruan Rovena Stefaj në postimin e saj.
Ky reagim ka shkaktuar një valë diskutimesh në mediat sociale, ku shumë persona e kanë mbështetur këngëtaren për qëndrimin e saj kundër dhunës.