Rreth 100 nxënës bojkotuan mësimin në Strugë, kundërshtuan emërimin e drejtorit të ri

Nxënësit e Shkollës Fillore, Goce Dellçev, në Podgorcë të Strugës nuk ndjekin mësimet tashmë dy ditë. Bëhet fjalë për rreth 100 nga gjithsej 270 nxënës. Prindërit janë të pakënaqur me vendimin e Ministres së Arsimit e cila emëroi drejtor, për të cilin thonë se nuk ishte në përputhje me kërkesat e tyre. Ata kërkojnë që […]

shkurt 6, 2025 - 21:00
 0  5
Rreth 100 nxënës bojkotuan mësimin në Strugë, kundërshtuan emërimin e drejtorit të ri
Shkollë, klasë, arsim, mësim, nxënës, provim

Nxënësit e Shkollës Fillore, Goce Dellçev, në Podgorcë të Strugës nuk ndjekin mësimet tashmë dy ditë. Bëhet fjalë për rreth 100 nga gjithsej 270 nxënës. Prindërit janë të pakënaqur me vendimin e Ministres së Arsimit e cila emëroi drejtor, për të cilin thonë se nuk ishte në përputhje me kërkesat e tyre. Ata kërkojnë që të emërohet i kandidati i këshillit të shkollës, raporton Alsat.

“Unë jam i pari që bojkotoj mësimin me fëmijët e mi dhe më janë bashkuar të paktën 80-100. Bojkoti i mësimdhënies do të jetë gjithnjë e më i madh. Derisa Ministria e Arsimit nuk i zgjidh problemet me Podgorcën. Ky nuk është problem i vogël. Ky është një problem i madh që ata po i a imponojnë Podgorcës. Me ligj, këshilli i shkollës ka propozuar drejtor me të gjithë dokumentacionin, dhe ende nuk kemi pasur asnjë përgjigje, dhe që atëherë kemi pasur u.d. drejtorë që janë emëruar në mënyrë të papërshtatshme nga ministri”, tha Samir Murtezoski– prind.

Kohë më parë, ministrja Vesna Janevska emëroi Goran Naumoskin si ushtrues detyre drejtor. Ai zëvendësoi drejtoreshën e mëparshme, e cila u emërua gjithashtu nga ajo në tetor të vitit të kaluar, kur kryetarit të komunës së Strugës, Ramis Merko, iu morën kompetencat për këtë shkollë.

“Ne nuk do të lejojmë që shkollat tona të jenë viktimë e interesave personale dhe nepotizmit politik”, u shpreh Merlin Ajdaroski – Kryetar i Këshillit të Shkollës.

BDI thotë se emërimi i Goran Naumoskit, si drejtor është provokim i hapur për shqiptarët dhe është një përpjekje për të testuar durimin dhe ndjeshmërinë e qytetarëve, duke krijuar tensione artificiale. I bëjnë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të tërheqë vendimin.

“Emërimi i një personi të njohur për pikëpamjet e tij nacionaliste dhe për retorikën e tij specifike, është një mesazh i qartë se kjo qeveri nuk respekton vullnetin e qytetarëve dhe se është e gatshme të përdorë arsimin si një mjet për llogaritjet politike” , thonë nga BDI.

Ministria e Arsimit thotë se zgjedhja e drejtorit nuk bëhet me vullnetin e strukturave të partisë apo të një grupi njerëzish.

“Procedura rregullohet me ligj dhe tani që situata që ekzistonte më parë për shkak të ndikimit të politikës është tejkaluar, nxënësit gjithashtu duhet të jenë të pranishëm në të”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se çdo mungesë e pajustifikuar do të iniciojë pasoja të tjera, kryesisht në njohuritë e nxënësve.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është i akuzuar për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat ​​fillore në fshatrat Podgorcë, Llabunishtë dhe Veleshtë dhe në “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë. Janë bashkuar tri lëndë, ndërsa për shkollën në Veleshtë është duke u zhvilluar një lëndë e veçantë për shkak se ka më shumë të pandehur, të cilët akuzohen për “Punë e papërgjegjshme në shërbim”, e disa prej tyre ndiqen edhe për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”. Në muajin tetorPolicia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërimin e drejtorëve në shkolla.

Më 20 qershor 2023 Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon. Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.