Ministria e Kulturës në RMV e shpalli Qytetin e Kulturës për vitin 2025, aty do të mbahen 142 ngjarje
Në konkurrencë me dhjetëra qytete, Gjevgjelia mori titullin Qytet i Kulturës për vitin 2025 nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Siç tha ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov në konferencën e sotme për media në Gjevgjeli, këtë vit do të mbahen gjithsej 142 ngjarje kulturore nga të gjitha sferat, në të cilat Ministria do […]
Në konkurrencë me dhjetëra qytete, Gjevgjelia mori titullin Qytet i Kulturës për vitin 2025 nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Siç tha ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov në konferencën e sotme për media në Gjevgjeli, këtë vit do të mbahen gjithsej 142 ngjarje kulturore nga të gjitha sferat, në të cilat Ministria do të marrë pjesë me 3 milionë denarë në realizimin e tyre, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.
“Përveç ngjarjeve aktuale vjetore, do të ketë edhe ngjarje të reja shtesë. Gjevgjelia me lokacionin e saj tërheq një numër të madh të turistëve dhe tani me këtë status do të ofrohen mundësi të reja dhe përmbajtje shtesë për qëndrim në Gjevgjeli”, tha Ljutkov, duke shtuar se me këtë manifestim ngjarja dëshiron të inkurajojë artistët dhe autorët e rinj vendorë.
Komuna e Gjevgjelisë për këtë ngjarje do të sigurojë 258.999 euro (16 milionë denarë). Siç tha kryetari Andon Saramandov, manifestimi dhe të gjitha ngjarjet kulturore do të jenë bazë për mysafirë të rinj, vizitorë të cilët do të stimulojnë zhvillimin ekonomik lokal.