Rruga Pejë–Rozhajë mbyllet për kamionë deri më 17 prill

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nga sot, 14.04.2026 në ora 10:00, do të bllokohet për qarkullim rruga Pejë–Rozhajë, por vetëm për kamionë. Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thuhet se masa është e përkohshme dhe lidhet me kufizimet e shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian

Prill 14, 2026 - 19:00
Rruga Pejë–Rozhajë mbyllet për kamionë deri më 17 prill
rruga-peje–rozhaje-mbyllet-per-kamione-deri-me-17-prill

rruga-peje–rozhaje-mbyllet-per-kamione-deri-me-17-prill

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nga sot, 14.04.2026 në ora 10:00, do të bllokohet për qarkullim rruga Pejë–Rozhajë, por vetëm për kamionë.

Njoftimi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thuhet se masa është e përkohshme dhe lidhet me kufizimet e shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian, si dhe me disa kërkesa të tyre të brendshme.

Sipas njoftimit, bllokimi do të zgjasë deri më 17.04.2026 në ora 10:00, ndërsa për automjetet e vogla rruga do të mbetet e hapur.