Sadiki Shaini: Krenari që Tetova nderon një kampion si Nedim Bajrami
Në një atmosferë emocionuese dhe festive, sot në Tetovë u promovua murali kushtuar yllit të kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami. Ky moment i veçantë u shndërrua në një festë për qytetin dhe sportin shqiptar, duke nderuar një nga futbollistët më të talentuar dhe më të dashur të kohës sonë. Në ceremoninë e promovimit morën pjesë personalitete […]

Në një atmosferë emocionuese dhe festive, sot në Tetovë u promovua murali kushtuar yllit të kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami. Ky moment i veçantë u shndërrua në një festë për qytetin dhe sportin shqiptar, duke nderuar një nga futbollistët më të talentuar dhe më të dashur të kohës sonë.
Në ceremoninë e promovimit morën pjesë personalitete të rëndësishme të jetës publike dhe politike. I pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, si dhe deputetët znj. Kaltrina Beqiri dhe Adnan Azizi. Pjesëmarrja e tyre i dha eventit një rëndësi të veçantë dhe tregoi vlerësimin që institucionet kanë për kontributin e sportistëve shqiptarë.
Zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini, e cila gjithashtu ishte e pranishme, ndau emocionet e saj përmes një postimi në rrjetet sociale. “Një moment krenarie për Tetovën! Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në promovimin e muralit kushtuar yllit të kombëtares sonë, Nedim Bajrami! Një event që festoi një talent të jashtëzakonshëm dhe frymëzoi të rinjtë për të ndjekur ëndrrat e tyre”, ka shkruar Sadiki Shaini
