Samiti i diasporës në Tiranë: Kur Ali Ahmeti sulmon fenë për pikë politike!

Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij në Samitin e diasporës të mbajtur në Tiranë ka kritikuar organizimin aktual të mërgatës shqiptare. Me këtë rast ai është kapur për elementin fetar, duke thënë se nuk është kundër objekteve të kultit, por se ata përdoren për të kryer rite fetare, jo për organizime politike, më […] The post Samiti i diasporës në Tiranë: Kur Ali Ahmeti sulmon fenë për pikë politike! appeared first on InfoShqip.com.

Prill 14, 2026 - 22:00
Samiti i diasporës në Tiranë: Kur Ali Ahmeti sulmon fenë për pikë politike!

Kryetari BDI-së, Ali Ahmeti në fjalën e tij në Samitin e diasporës të mbajtur në Tiranë ka kritikuar organizimin aktual të mërgatës shqiptare.

Me këtë rast ai është kapur për elementin fetar, duke thënë se nuk është kundër objekteve të kultit, por se ata përdoren për të kryer rite fetare, jo për organizime politike, më të mirëfillta që nevojitet.

Kjo, sipas Ahmetit, duheshka të shtrohet si shqetësim për të gjithë ne shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginë dhe Malësi e Madhe, sepse deri në vitin 2001, shqiptarët nuk kanë vepruar në bazë të krahinave, por si tërësi kanë qenë të organizuar.

Pra, është vetë kreu integrist që gjatë ligjërimeve të tij politike ka luajtur me ndenjat fetare.
Kujtojmë deklaratat e tij të bujshme në një prej fushatave elektorale, kur para mbështetësve të tij bëri “hoxhën e katundit”…, apo qëndrimin e tij se nuk lejonte ndryshimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me ndonjë nga datat e tjera, “meqë pikërisht në atë muaj myslimanët ishin të angazhuar me agjërimin e muajit të Ramazanit”!

Gjatë këtij rrugëtimi e politik, atij i dilte punë edhe me besimtarët myslimanë që mbajnë mjekër, ndërsa duke dashur të thumbojë oponentët politik, ai iu qaste shpesh edhe termave kur’anore, duke thënë: “Mos gënje se prap do të dalësh te ura e Siratit, populli njëherë të beson, po për së dyti nuk mund t’ia hedhësh”.

Dhe ajo që duket qartë në të gjithë këto deklarime, është marrja prej Ahmetit në konsideratë e faktit se vota e shqiptarëve vjen dhe nga indicie të forta fetare. Rënia e tij nga pushteti pas 22 vitesh padyshim se flet shumë dhe këtë herë, ishte populli që ia hodhi atij.

The post Samiti i diasporës në Tiranë: Kur Ali Ahmeti sulmon fenë për pikë politike! appeared first on InfoShqip.com.