SBASHK-u jep detaje për protestën e nesërme

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë, ka bërë të ditur se nesër do të kenë protestë. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka dhënë detaje. “Kurti dhe ministrat e tij premtuan shumë deklaruan se do të respektojnë zërin sindikal por kanë bërë të kundërtën. paralizuan dialogun

dhjetor 3, 2024 - 13:00
 0  5
SBASHK-u jep detaje për protestën e nesërme
sbashk-u-jep-detaje-per-protesten-e-neserme

sbashk-u-jep-detaje-per-protesten-e-neserme

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë, ka bërë të ditur se nesër do të kenë protestë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka dhënë detaje.

“Kurti dhe ministrat e tij premtuan shumë deklaruan se do të respektojnë zërin sindikal por kanë bërë të kundërtën. paralizuan dialogun e mirëfilltë duke mos e nënshkruar marrëveshjen kolektive, ministri Murati do të kujtohet si njeriu që ka penguar kafshatën e gojës për qytetarët. Në betejën e vazhdueshme të Qeverisë me SBASHK-un mori pjesë edhe ministrja Nagavci, ajo korr nuk u angazhua për përfaqësimin e arsimit dhe kërkesat e punëtorëve. me veprimet e saj e dëshmoi që është kundër punëtorëve arsimorë duke e konsideruar të pavlefshëm kontratën kolektive. Kurti, Murati dhe Nagavci janë kundër sindikatave”, ka thënë Jasharaj.

“Nga ora 12:30-12:35 do të jetë tubimi, në 12:50 nisemi me marsh drejt MAShTI- dhe do ti drejtohemi ministres Nagavci për mosnënshtrimin e kontratës kolektive. nga 13:30 do të vazhdohet marshi drejt Qeverisë. Në ora 15:00 bëhet shpërndarja e protestuesve”, tha Ymeri.