Abdixhiku priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim në Selinë Qendrore ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven. Abdixhiku dhe ambasadorja Boven diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke u fokusuar veçanërisht në rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt, raporton. “Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Boven, për përgatitjet që
Abdixhiku dhe ambasadorja Boven diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke u fokusuar veçanërisht në rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt, raporton.
Abdixhiku e falënderoi ambasadoren Boven për mbështetjen e vazhdueshme, që Holanda i ka dhënë Kosovës, në proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit.
Postimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim në Selinë Qendrore ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Boven diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke u fokusuar veçanërisht në rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt.
Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Boven, për përgatitjet që po i bën Lidhja Demokratike lidhur me zgjedhjet parlamentare, shpalosjen e programit politik “Rruga e Re”, si dhe për “Turneun e Ndryshimit” i cili po mbahet gjithandej Kosovës, e po ashtu edhe në mërgatë dhe mbështetjen e madhe qytetare që ka marrë ky turne.
Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Boven për mbështetjen e vazhdueshme, që Holanda i ka dhënë Kosovës, në proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit.