Sektorët që paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto mujore është 42 134 denarë, por në disa sektorë ka rroga më të larta e në disa tjera ka rroga mujore më të vogla, transmeton Portalb.mk. Rroga mesatare mujore më e lartë në Maqedoninë e Veriut është në sektorin Programimi kompjuterik (97 404), Veprimtaritë e tjera profesionale, shkencore […]
![Sektorët që paguhen më së shumti në Maqedoninë e Veriut](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/para-denare-analiza-ekonomike-buxhet-valuta-4.jpg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
![Denarë, foto nga Meta.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/para-denare-analiza-ekonomike-buxhet-valuta-4.jpg)
Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto mujore është 42 134 denarë, por në disa sektorë ka rroga më të larta e në disa tjera ka rroga mujore më të vogla, transmeton Portalb.mk.
Rroga mesatare mujore më e lartë në Maqedoninë e Veriut është në sektorin Programimi kompjuterik (97 404), Veprimtaritë e tjera profesionale, shkencore dhe teknike (66 281), Hulumtimi dhe zhvillimi shkencor (62 885), Prodhimi produkteve bazë farmaceutike (61 750), etj.
Në këtë periudhë, rroga më e ulët në Maqedoninë e Veriut është në sektorin Veprimtari e sigurisë dhe të hetimit (23 234), Peshkimi dhe akuakultura (26 360), Shërbime lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave (26 446), Prodhimi i koksit (27 769), Prodhimi i lëkurës (27 969), Prodhimi i veshjeve (28 339), Pyjet (29 319), etj.
Në Maqedoninë e Veriut në krahasim me vitin e kaluar është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 8.5 përqind, ndërsa rritja më e madhe kishte ndodhur në arte (11.5 %), informimi (10.7 %) dhe arsim (10.6 %).