Selimi për Filkovin: “Mishërim i elitës shoviniste, kundër shqiptarëve dhe studentëve”

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ndaj veprimeve të ministrit të Arsimit, Filkov, duke theksuar se qëndrimi i tij ndaj studentëve dhe shqiptarëve nuk është një problem ligjor, por një The post Selimi për Filkovin: “Mishërim i elitës shoviniste, kundër shqiptarëve dhe studentëve” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 10, 2026 - 00:30
 0
Selimi për Filkovin: “Mishërim i elitës shoviniste, kundër shqiptarëve dhe studentëve”

Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ndaj veprimeve të ministrit të Arsimit, Filkov, duke theksuar se qëndrimi i tij ndaj studentëve dhe shqiptarëve nuk është një problem ligjor, por një shfaqje e një mentaliteti të kalbur.

“Ministri Filkov sërish bën ‘karshillëk’ ndaj studentëve dhe shqiptarëve. Problemi i tij nuk është as ligji, as Kushtetuta, e as partnerët e tij të koalicionit. Problemi i tij është vetë ai – mishërimi i një elite shoviniste, e formësuar për dekada nga agjenturat e Beogradit, që edukuan baballarët e sojit të tij si të përkëdhelur të sistemit, ua mbollën ndjenjën e privilegjit ndaj shtetit, ekskluzivitetin mbi të, dhe thellë-thellë urrejtjen ndaj shqiptarëve,” tha Selimi, përcjell Flaka.

Ai theksoi se reagimi i ministrit nuk ka të bëjë me interpretimin e ligjit, por me një mentalitet të trashëguar që, sipas tij, “kundërmon prej kohësh dhe fundin e ka afër, shumë afër.” Gazeta Flaka

The post Selimi për Filkovin: “Mishërim i elitës shoviniste, kundër shqiptarëve dhe studentëve” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .