Selmanaj: Qeveria s’di as të shkruajë ligje dhe as t’i lexojë opinionet e Komisionit të Venecias
Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur lidhur me përgjigjen e ftesave ndaj komisioneve hetimore, duke thënë se shpeshherë personat e përfshirët refuzojnë të dëshmojnë para komisionit. Ai tha se në komision hetimor ka ardhur edhe ambasadori, Martin Berishaj, për të cilin tha se ka gënjyer por megjithatë ka ardhur. Ndërsa
Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur lidhur me përgjigjen e ftesave ndaj komisioneve hetimore, duke thënë se shpeshherë personat e përfshirët refuzojnë të dëshmojnë para komisionit.
Ai tha se në komision hetimor ka ardhur edhe ambasadori, Martin Berishaj, për të cilin tha se ka gënjyer por megjithatë ka ardhur.
Ndërsa, lidhur me formën e miratimit të ligjeve tha se komisioni i ligjeve në shtete tjera i kanë juristët me të mirë, pasi ka punë të mëdha.
“A e din që veç tre deputetë janë juristë janë në atë komision, ndërsa pjesa tjerë janë jo juristë”. u shpreh ai duke thënë “çka dinë ata për ligje”, tha Selmanja.
Ai tha se fillimisht këto ligje kanë ardhur të shkruara keq nga qeveria, e cila sipas tij nuk di të shkruaj ligje dhe as nuk i di të lexoj opinionet e Komisionit të Venecias. Sipas tij, ndonëse Kushtetuesja i kthen këto ligje, Qeveria prapë dërgon ligje me të njëjtat probleme.
Në anën tjetër deputetet Selmanaj dhe Shemsedin Dreashaj u pyetën se si e komentojnë mungesën e deputetes Mimoza Kusari në këtë tryeze, ndonëse e kishte konfirmuar ftesën dhe po ashtu deputetit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ablerad Tahiraj, ata thënë se mos kjo ishte koordinim mes tyre.
Dreshaj tha se kjo do të shihet më 9 shkurt, duke thënë se ndoshta mund të ketë kalkulime me këtë por që nuk duhet të ngutën të bëjnë kualifikime.
Ndërsa, Selmanaj, tha se edhe dje ishte në një tryezë dhe mungoi vetëm Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se e sheh një agjendë të tyre për mos t’u ballafaquar me opozitën dhe mediat.
Për mungesën e PDK-së në këtë tryezë, Selmanaj tha se ndoshta iu ka ikë nga mendja sepse nuk sheh arsye tjetër për mos ardhjen e tyre./Betimi për Drejtësi