Semir Abdiji u zgjodh kryetar nëndege-Reçicë e Vogël-PDSH

Tetovë, 6 shkurt – Në vazhdën e proceseve të ristrukturimit brenda Degës së Tetovës, u zhvillua kuvendi zgjedhor i Nëndegës Reçicë e Vogël, me praninë e anëtarëve dhe përfaqësuesve të…

shkurt 6, 2026 - 23:00
 0
Semir Abdiji u zgjodh kryetar nëndege-Reçicë e Vogël-PDSH

Tetovë, 6 shkurt – Në vazhdën e proceseve të ristrukturimit brenda Degës së Tetovës, u zhvillua kuvendi zgjedhor i Nëndegës Reçicë e Vogël, me praninë e anëtarëve dhe përfaqësuesve të kryesisë qendrore të PDSH-së.

Në këtë takim u formua përbërja e re udhëheqëse e Nëndegës.

Me besimin e kuvendarëve, për Kryetar të Nëndegës Reçicë e Vogël u zgjodh z. Semir Abdiji.

Takimi u karakterizua nga diskutime konstruktive dhe angazhim për forcimin e veprimtarisë politike në nivel republikan.