SHBA-ja ia hoqi sanksionet, Bjellorusia liron 123 të burgosur

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e shquar të opozitës Maria Kolesnikova, pasi SHBA-ja ra dakord të heq sanksionet ndaj vendit të Evropës Lindore. Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski, është gjithashtu midis atyre që janë liruar pas bisedimeve në Minsk me të dërguarin special të presidentit të SHBA-së Donald Trump

dhjetor 13, 2025 - 20:00
 0
SHBA-ja ia hoqi sanksionet, Bjellorusia liron 123 të burgosur
SHBA-ja ia hoqi sanksionet, Bjellorusia liron 123 të burgosur

SHBA-ja ia hoqi sanksionet, Bjellorusia liron 123 të burgosur

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e shquar të opozitës Maria Kolesnikova, pasi SHBA-ja ra dakord të heq sanksionet ndaj vendit të Evropës Lindore.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski, është gjithashtu midis atyre që janë liruar pas bisedimeve në Minsk me të dërguarin special të presidentit të SHBA-së Donald Trump për Bjellorusinë, John Coale.

SHBA-ja ka rënë dakord të heqin sanksionet ndaj potasit, një përbërës kyç në plehra dhe një eksport i rëndësishëm për vendin, presidenti i të cilit, Alexander Lukashenko, është një aleat i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin, raporton BBC.