SHBA kërkon që Irani të dorëzojë uraniumin

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, deklaroi se “topi është në fushën e Iranit”, pas dështimit të negociatave mes SHBA-së dhe Iranit të zhvilluara gjatë fundjavës në Islamabad, ku ai mori pjesë personalisht. Në një intervistë për Fox News, Vance theksoi se administrata e presidentit Donald Trump po kërkon që i gjithë uraniumi i […]

Prill 14, 2026 - 09:30
SHBA kërkon që Irani të dorëzojë uraniumin

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, deklaroi se “topi është në fushën e Iranit”, pas dështimit të negociatave mes SHBA-së dhe Iranit të zhvilluara gjatë fundjavës në Islamabad, ku ai mori pjesë personalisht.

Në një intervistë për Fox News, Vance theksoi se administrata e presidentit Donald Trump po kërkon që i gjithë uraniumi i pasuruar që ndodhet në Iran të hiqet nga territori i Republikës Islamike.

“Ne duam që ky material të nxirret nga vendi”, u shpreh ai, duke shtuar se është thelbësore që të vendosen mekanizma të fortë verifikimi për të siguruar që Irani nuk do të prodhojë uranium shumë të pasuruar në të ardhmen.

Deklaratat vijnë në një moment tensioni të shtuar diplomatik, ndërsa përpjekjet për një marrëveshje të re mbi programin bërthamor iranian kanë hasur në vështirësi të konsiderueshme. Sipas zyrtarëve amerikanë, kërkesat e reja synojnë të parandalojnë çdo mundësi që Irani të zhvillojë kapacitete për armë bërthamore.