SHBA nis bllokimin e Hormuzit/ Sulm anijeve iraniane dhe atyre që i paguajnë…
Ushtria amerikane fillon këtë të hënë një bllokadë të të gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet dhe zonat bregdetare iraniane të hënën, pasi bisedimet e fundjavës dështuan të arrinin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. Komanda qendrore amerikane tha se bllokada fillon në orën 10:00 të mëngjesit sipas kohës lindore dhe […]
Ushtria amerikane fillon këtë të hënë një bllokadë të të gjithë trafikut detar që hyn dhe del nga portet dhe zonat bregdetare iraniane të hënën, pasi bisedimet e fundjavës dështuan të arrinin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
Komanda qendrore amerikane tha se bllokada fillon në orën 10:00 të mëngjesit sipas kohës lindore dhe në 16:00 me kohën lokale në Sjqipëri. Ajo do të “batohet në mënyrë të paanshme kundër anijeve të të gjitha kombeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, duke përfshirë të gjitha portet iraniane në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit.
Anijet që kalojnë tranzitin e Ngushticës së Hormuzit për në dhe nga portet jo-iraniane nuk do të pengohen, tha ushtria amerikane, ndërsa informacion shtesë do t’u ofrohet marinarëve tregtarë përmes një njoftimi zyrtar.
Presidenti Donald Trump tha të dielën se forcat amerikane do të ndalojnë gjithashtu çdo anije në ujërat ndërkombëtare që i ka paguar një taksë Iranit dhe Marina do të fillojë shkatërrimin e minave që në Ngushticë.
Ai pretendoi se vende të NATO, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar kanë shprehur dëshirën për t’u përfshirë në këto operacioni, mirëpo reagimi nga Londra e bëri të qartë se diçka e tillë nuk është e vërtëtë. Kryeministri Keir Starmer tha se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në bllokadë, ndërsa theksoi rëndësinë e hapjes së rrugës tregtare.
Pas komenteve të Trump, Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi se afrimi i anijeve ushtarake në ngushticë do të konsiderohet shkelje e armëpushimit dhe do të trajtohet ashpër dhe me vendosmëri, duke nënvizuar rrezikun e një përshkallëzimi të rrezikshëm.
Këto zhvillime vijnë pasi bisedimet e fundjavës në Islamabad dështuan, Një zyrtar amerikan tha se Irani e hodhi poshtë thirrjen e Uashingtonit për t’i dhënë fund të gjithë pasurimit të uraniumit, çmontimit të të gjitha objekteve kryesore të pasurimit dhe transferimit të uraniumit shumë të pasuruar.
Irani gjithashtu refuzoi kërkesat për të ndërperë financimin për Hamasin, Hezbollahun dhe rebelët Huthi, si dhe të hapë plotësisht Ngushticën e Hormuzit.