SHBA revokon 100 mijë viza, përfshihen edhe studentët

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka revokuar mbi 100 mijë viza, si pjesë e masave për forcimin e sigurisë kombëtare. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social “X”. Sipas DASH-it, në mesin e vizave të anuluara janë rreth 8 mijë viza studentore, si dhe 2.500 viza të specializuara, të […] The post SHBA revokon 100 mijë viza, përfshihen edhe studentët appeared first on InfoShqip.com.

Jan 12, 2026 - 21:00
 0
SHBA revokon 100 mijë viza, përfshihen edhe studentët

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka revokuar mbi 100 mijë viza, si pjesë e masave për forcimin e sigurisë kombëtare. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Sipas DASH-it, në mesin e vizave të anuluara janë rreth 8 mijë viza studentore, si dhe 2.500 viza të specializuara, të lëshuara për individë që kanë pasur probleme me organet e rendit në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane theksojnë se personat të cilëve u janë revokuar vizat do të deportohen nga vendi. Masat, sipas deklaratës zyrtare, synojnë garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

“Do të vazhdojmë t’i deportojmë këta individë për ta mbajtur Amerikën të sigurt”, thuhet në reagimin e Departamentit të Shtetit.

The post SHBA revokon 100 mijë viza, përfshihen edhe studentët appeared first on InfoShqip.com.