SHBA u tërhoq edhe nga dy organizata me të cilat Kosova bashkëpunon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga një numër i madh i organizatave të ndryshme. Prej tyre, janë edhe Regional Cooperation Council (RCC) dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës. Kosova është anëtare e RCC-së që nga viti 2013 dhe në vazhdimësi ka bashkëpunime me këtë organizatë. Ndërkohë pavarësisht se nuk

Jan 8, 2026 - 13:30
 0
SHBA u tërhoq edhe nga dy organizata me të cilat Kosova bashkëpunon
SHBA u tërhoq edhe nga dy organizata me të cilat Kosova bashkëpunon

SHBA u tërhoq edhe nga dy organizata me të cilat Kosova bashkëpunon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga një numër i madh i organizatave të ndryshme. Prej tyre, janë edhe Regional Cooperation Council (RCC) dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës.

Kosova është anëtare e RCC-së që nga viti 2013 dhe në vazhdimësi ka bashkëpunime me këtë organizatë.

Ndërkohë pavarësisht se nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, prej vitesh Kosova ka adresuar lëndë në Komisionin e Venecias, organizatë prej të cilës SHBA është tërhequr gjithashtu.

Njoftimi për tërheqjen e SHBA-së nga përkrahja e këtyre organizatave është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.