Shefja e KE-së takohet me Vuçiqin, flasin edhe për dialogun Kosovë – Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se një ndër temat e diskutimit të mërkurën ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi. “Kemi diskutuar për dialogun Beograd – Prishtinë. Besoj se mund të vazhdohet në ton konstruktiv. Nuk dua ta


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se një ndër temat e diskutimit të mërkurën ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi.
“Kemi diskutuar për dialogun Beograd – Prishtinë. Besoj se mund të vazhdohet në ton konstruktiv. Nuk dua ta përdor rastin për ta kritikuar ndokënd, vetëm dua të them se për tango duhen dy”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se anëtarësimi në Bashkim Evropian për Serbinë “është angazhim strategjik dhe përparësi e politikës së jashtme”.
“Kjo s’do të ndryshojë. Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, nuk kemi hapur asnjë kapitull të vetëm, asnjë grup të vetëm… Shpresoj që KE-ja të gjejë një mënyrë për ta bërë më të lehtë për vendet kandidate”, tha Vuçiq. “Nuk kemi bërë deklarata shumë optimiste për anëtarësim në BE. S’mund të premtoj asgjë sot, përveç se do të punojmë shumë dhe do të sakrifikojmë e shpresoj se do ta kemi mbështetjen e BE-së për të bërë gjitha këto dhe se ata do të na dëgjojnë në Bruksel. Nuk është kaq e thjeshtë”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Serbia dy dekada më parë mori vendim t’i bashkohet BE-së dhe e ftoi Vuçiqin në Bruksel muajin e ardhshëm për të vazhduar diskutimet.
Ajo theksoi se Serbia ka harmonizuar 61 për qind të politikës së jashtme me atë të BE-së, por shtoi se duhet përparim më i madh në këtë drejtim.
