Shkarkimi i kryeprokurorit Kocevski pritet të shqyrtohet nesër në Kuvend
Iniciativa e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit publik, Lubço Kocevski, pritet që nesër të vendoset në rend dite në seancë plenare të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë brifingut The post Shkarkimi i kryeprokurorit Kocevski pritet të shqyrtohet nesër në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Iniciativa e Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit publik, Lubço Kocevski, pritet që nesër të vendoset në rend dite në seancë plenare të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë brifingut të sotëm me gazetarët, deklaroi se Kocevskit ende nuk i është dorëzuar ftesa zyrtare për seancën, por ajo do t’i dorëzohet gjatë ditës.
Qeveria e dorëzoi propozimin për shkarkimin e Kocevskit më 9 dhjetor, duke e arsyetuar me, siç thuhet, gabime të rënda profesionale gjatë ushtrimit të funksionit të tij, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në uljen e efikasitetit dhe funksionalitetit të Prokurorisë Publike.
Në propozimin e dorëzuar në Kuvend, Qeveria e akuzon Kocevskin për shpalosje të paautorizuar të informatave dhe të dhënave lidhur me lëndë gjyqësore, shkelje të detyrimit për ruajtjen e sekretit të procedurës, si dhe për dëmtim të reputacionit të Prokurorisë Publike dhe të vetë kryeprokurorit. Po ashtu, thuhet se ai nuk ka vepruar në përputhje me obligimet kushtetuese, ligjore dhe me marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara.
Sipas Qeverisë, shkeljet e kryera gjatë periudhës së kaluar kanë rezultuar me funksionalitet të dëmtuar të Prokurorisë Publike dhe me cenim serioz të integritetit të institucionit, duke u thirrur në nenin 27 të Ligjit për Prokurorinë Publike, sipas të cilit kryeprokurori mban përgjegjësi për gjendjen e përgjithshme, organizimin dhe ushtrimin e funksioneve të këtij institucioni.
Sa i përket aktiviteteve të tjera parlamentare, kryeparlamentari Gashi bëri të ditur se deri në fund të muajit dhjetor pritet të mbahen katër seanca plenare. Më 23 dhjetor, para deputetëve fjalimin vjetor do ta mbajë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa më 25 dhjetor është paraparë seanca e rregullt për pyetjet e deputetëve.
Gashi theksoi gjithashtu se Kuvendi ende duhet të miratojë edhe dy ligje të rëndësishme për përmbylljen e Agjendës së Reformave, përkatësisht Ligjin për Rrugët Publike dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Flaka
The post Shkarkimi i kryeprokurorit Kocevski pritet të shqyrtohet nesër në Kuvend appeared first on Flaka, në çdo lajm... .