Shkarkimi i Veliajt, nesër mblidhet Qeveria për të marrë vendim
Këshilli i Ministrave është njoftuar zyrtarisht nga Prefekti i Tiranës për propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak. Mësohet se mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00. Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët […]

Këshilli i Ministrave është njoftuar zyrtarisht nga Prefekti i Tiranës për propozimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak.
Mësohet se mbledhja e Qeverisë për të shqyrtuar shkarkimin e Veliajt do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00.
Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.
Mbledhja, e cila nisi në orën 11:00, u mbajt në ambientet e selisë së Partisë Socialiste. Takimi erdhi një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt me 50 vota pro nga Këshilli Bashkiak.
Në takim ishte e pranishme edhe Ogerta Manastirliu, kandidatja e PS-së për Tiranën.
