Shkup, Gostivar dhe Tetovë: 7 shoferë ndalohen, automjete të sekuestruara
Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në mbarë territorin e vendit ndaluan shtatë shoferë për drejtim automjeti pa patentë shoferi. Prej tyre, dy ishin të mitur: një në Shkup që The post Shkup, Gostivar dhe Tetovë: 7 shoferë ndalohen, automjete të sekuestruara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në mbarë territorin e vendit ndaluan shtatë shoferë për drejtim automjeti pa patentë shoferi. Prej tyre, dy ishin të mitur: një në Shkup që drejtonte motoçikletë dhe një në Gostivar.
Të tjerët u ndaluan në Gjevgjeli, Bogdanc, Tetovë dhe Manastir. Automjetet u sekuestruan dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, pritet ngritja e kallëzimeve penale përkatëse.
Policia bën thirrje për respektimin e rregullave të trafikut dhe paralajmëron se drejtimi pa patentë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit ose me masa të ndalimit të vlefshme për patentën është i rrezikshëm dhe i ndëshkueshëm.
Flaka
The post Shkup, Gostivar dhe Tetovë: 7 shoferë ndalohen, automjete të sekuestruara appeared first on Flaka, në çdo lajm... .