Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind

Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2,6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 2,7 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin mars […]

maj 7, 2025 - 21:00
 0  7
Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind

Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2,6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë prej 2,7 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, është 0.6 për qind.

Rritja e inflacionit në prill të vitit 2025, krahasuar me marsin e vitit 2025, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: Transport për 5.1 për qind, Veshje dhe mbathje për 1.5 për qind, Rekreacion dhe kulturë për 1.4 për qind, Mobilje, inventarë dhe mirëmbajtje e ekonomisë familjare për 0.5 për qind, Shëndeti për 0.4 për qind dhe Ushqimi dhe pijet joalkoolike për 0.3 për qind.

Rënia e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet në vijim: Mallrat dhe shërbimet e ndryshme për 0.7 për qind dhe Pijet alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0.1 për qind.

Kostoja e jetesës në grupet: Banim, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera, Restorante dhe hotele, Komunikimi dhe Arsimi mbetet në nivelin e njejtë si në muajin paraprak.

Indeksi i çmimeve me pakicë në prill të vitit 2025 krahasuar me muajin mars të vitit 2025 është 1.6 për qind.

Indeksi i kostos për jetesë në prill të vitit 2025, krahasuar me muajin prill të vitit 2024, shënon rritje prej 2.6 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 2.7 për qind.