“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve
Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it, që ka 14 deputetë ndërsa gjithçka tjetër janë fjalë boshe, deklaroi për TV21, Halil Snopçe, pas paralajmërimit të VLEN-it se do ta propozojnë Bekim Qokun për koordinator të grupit parlamentar.. Snopçe përsëriti se në ASH nuk mendojnë për grup të posaçëm të deputetëve përderisa partitë e […] The post “Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve appeared first on InfoShqip.com.

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it, që ka 14 deputetë ndërsa gjithçka tjetër janë fjalë boshe, deklaroi për TV21, Halil Snopçe, pas paralajmërimit të VLEN-it se do ta propozojnë Bekim Qokun për koordinator të grupit parlamentar.. Snopçe përsëriti se në ASH nuk mendojnë për grup të posaçëm të deputetëve përderisa partitë e tjera të VLEN-it nuk vendosin që të ndahen dhe të formojnë grup të tyre të deputetëve.
“Nëse ata kanë grup të deputetëve prej 9 deputetëve këtë duhet ta dëshmojnë, të bëjnë grup të tillë të deputetëve, në këtë moment nuk ka grup të tillë të deputetëve. Nëse ata formojnë grup të tyre të deputetëve prej 9 deputetëve, në atë rast ne automatikisht do të kemi grupin tonë prej 5 deputetëve. Megjithatë deri në këtë moment nuk kemi diçka të tillë. Për momentin e vërtetë është se unë jam koordinatorë i grupit të deputetëve të VLEN me 14 deputetë”, tha Halil Snopçe.
Dje Bekim Qoku tha se ai do të jetë koordinatorë i 9 deputetëve të VLEN, ndërsa 5 deputetëve të mbetur që vijnë nga partia e Taravarit u bëri thirrje për bashkëpunim.
Megjithatë parashtrohet pyetja çka nëse Taravari vendos që të largohet nga Qeveria. Snopçe thotë se vendimet i sjellin organet e partisë, kështu që vendimet respektohet.
The post “Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve appeared first on InfoShqip.com.