Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, ju ofroi ryshfet policëve serbë

Policia serbe ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar të Maqedonisë, i cili është përpjekur t’u japë ryshfet policëve pasi kishte kryer kundërvajtje në trafik. Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Z.A...

gusht 25, 2026 - 13:00
Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, ju ofroi ryshfet policëve serbë

Policia serbe ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar të Maqedonisë, i cili është përpjekur t’u japë ryshfet policëve pasi kishte kryer kundërvajtje në trafik. Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Z.A. dje, me automjetin e tij, ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe ka lëvizur në korsinë e gabuar, transmeton Portalb.mk.

Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Kralevë, ai është arrestuar dhe i është caktuar ndalimi prej 48 orësh.

“Dyshohet se dje u ka ofruar para në formë ryshfeti policëve të Drejtorisë së Policisë së Trafikut, në mënyrë që të mos i shqiptojnë gjobë për kundërvajtjet në trafik, pasi gjatë drejtimit të një automjeti në autostradë kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe kishte lëvizur në korsinë e majtë, ndërsa korsia e djathtë ishte e lirë për qarkullim”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim penal përkatës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.