Si të kuptohet dorëheqja e zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu?
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aliu përmes një postimi publik, ku njofton se dorëheqjen The post Si të kuptohet dorëheqja e zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aliu përmes një postimi publik, ku njofton se dorëheqjen ia ka dorëzuar kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
“Sot e përmbyll një kapitull të punës sime në detyrën e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, ka shkruar Aliu, duke theksuar se kjo dorëheqje shënon përfundimin e mandatit të tij në këtë pozitë.
Në postimin e tij, Aliu ka falënderuar Partinë Alternativa për besimin dhe mbështetjen që i është dhënë për ushtrimin e kësaj detyre, për herë të dytë. Ai ka shprehur mirënjohje edhe ndaj kryetarit aktual të Alternativës, Bekim Sali, si dhe ndaj kryetarëve paraprakë të kësaj partie, Afrim Gashi dhe Zeqirija Ibrahimi.
Po ashtu, Aliu ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij për përkrahjen gjatë angazhimit të tij institucional.
Dorëheqja e Lulzim Aliut vjen në një periudhë të ndjeshme për sektorin e arsimit dhe shkencës, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me arsyet konkrete të këtij vendimi, apo për emrin e pasardhësit të tij në këtë funksion.
The post Si të kuptohet dorëheqja e zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu? appeared first on Flaka, në çdo lajm... .