Ziadin Sela: Diaspora duhet të ketë të drejtën të votojë nga jashtë, tatimi i remitancave është skandaloz
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thekson se në çdo diskutim për njësitë zgjedhore duhet të përfshihet edhe diaspora dhe e drejta e saj për të votuar nga vendi The post Ziadin Sela: Diaspora duhet të ketë të drejtën të votojë nga jashtë, tatimi i remitancave është skandaloz appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, thekson se në çdo diskutim për njësitë zgjedhore duhet të përfshihet edhe diaspora dhe e drejta e saj për të votuar nga vendi ku jeton.
“Mendoj se gjëja kryesore sa herë që duhet të hapet tema e njësive zgjedhore, përveç njësive zgjedhore duhet të jetë edhe diaspora. Diaspora duhet të votojë këtu dhe për këtu dhe me të drejtë të votojë me postë. Pak a shumë shembulli i Kosovës është shembull i pëlqyeshëm që duhet të votojë me postë, por edhe Shqipëria e implementoi të njëjtën,” tha Sela.
Ai shtoi se diaspora ka një rol të rëndësishëm ekonomik dhe se penalizimi i saj është i papranueshëm.
“Mendoj që diaspora, edhe në këtë periudhë kur bota është bërë e vogël, kur nuk është më ajo periudha e gurbeteve klasike… këto do të duhet të kenë të drejtën të votojnë nga vendi ku janë, sepse janë ata që sjellin shumë para për vendlindjen. Një nga sfidat kryesore që Maqedonia e Veriut e ka vitin që vjen është kriza ekonomike, nga e cila mundohet përsëri që duke e penalizuar mërgatën të mbush buxhetin. Nuk duhet të ndodhë, është skandaloz vendimi i Qeverisë dhe DHP për të tatimuar remitancat të cilat i ka sjellë diaspora pesë vitet e fundit. Kjo është ta grabisish akoma më tepër diasporën,” tha Sela. Gazeta Flaka
The post Ziadin Sela: Diaspora duhet të ketë të drejtën të votojë nga jashtë, tatimi i remitancave është skandaloz appeared first on Flaka, në çdo lajm... .