Siguria e gazetarëve prioritet i MPB-së: Në proces formimi Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve

Siguria e gazetarëve mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), e cila ka intensifikuar angazhimet institucionale për krijimin e një mjedisi të sigurt për punën The post Siguria e gazetarëve prioritet i MPB-së: Në proces formimi Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 30, 2026 - 14:30
 0
Siguria e gazetarëve prioritet i MPB-së: Në proces formimi Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve

Siguria e gazetarëve mbetet një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), e cila ka intensifikuar angazhimet institucionale për krijimin e një mjedisi të sigurt për punën e mediave. Në këtë drejtim, aktualisht është në proces formimi Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve, si mekanizëm institucional për mbrojtje sistematike dhe afatgjatë.

MPB ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë (ZNM), ka emëruar pikë fokale kombëtare dhe lokale në kuadër të fushatës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen e gazetarëve dhe vazhdimisht organizon trajnime dhe punëtori me pjesëmarrjen e policëve, gazetarëve dhe prokurorëve. Bashkëpunimi me Prokurorinë Publike dhe ZNM-në vlerësohet në nivel të lartë, ndërsa janë hartuar edhe udhëzues praktikë për përballimin e rreziqeve që lidhen me sigurinë e gazetarëve.

Liria e shprehjes dhe liria e mediave janë vlera themelore demokratike të garantuara me Kushtetutë, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe standardet ndërkombëtare. Si shtet anëtar i Këshillit të Evropës dhe vend kandidat për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut ka obligim të sigurojë kushte të sigurta dhe të favorshme për gazetarët.

Formimi i Komitetit Kombëtar bazohet në rekomandimet e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e gazetarisë, të cilat mbështeten në katër shtylla: parandalim, mbrojtje, ndjekje penale dhe rritje të vetëdijes publike. Komiteti synon koordinim institucional, monitorim të rasteve, hartim të një Plani Kombëtar të Veprimit, si dhe zbatim të fushatës evropiane “Gazetarët janë të rëndësishëm”.

Nga formimi i këtij mekanizmi pritet përmirësim i bashkëpunimit ndërinstitucional, rritje e besimit mes gazetarëve dhe institucioneve, reagim më i shpejtë ndaj kërcënimeve dhe përmirësim i pozitës së vendit në raportet ndërkombëtare për lirinë e mediave.

Gjatë vitit 2025, MPB ka vazhduar angazhimin institucional përmes konsultimeve të rregullta, ndjekjes së rasteve të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të mekanizmave parandalues. Janë vendosur protokolle të qarta për reagim në raste kërcënimesh, ndërsa vazhdon të funksionojë edhe regjistri publik i sulmeve ndaj gazetarëve, i aksesueshëm në faqen zyrtare të MPB-së.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar ngacmimeve online, sidomos ndaj grave gazetare. Në Sektorin për Krime Kompjuterike është caktuar pikë kontakti për reagim të shpejtë, ndërsa rastet mund të raportohen drejtpërdrejt ose përmes ZNM-së.

MPB thekson se bashkëpunimi me gazetarët dhe garantimi i sigurisë së tyre mbeten prioritet kyç, duke e konsideruar këtë si element thelbësor për forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe perspektivës evropiane të vendit. Gazeta Flaka

The post Siguria e gazetarëve prioritet i MPB-së: Në proces formimi Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .