ASH konteston zbatimin jo uniform të paketës “Safe City” në Gjykatën Kushtetuese
Në ditën e hyrjes në fuqi të ligjeve, Aleanca për Shqiptarët ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese aktet ligjore që përfshihen në paketën “Safe City”. Abidin Abduli, avokat i angazhuar nga The post ASH konteston zbatimin jo uniform të paketës “Safe City” në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në ditën e hyrjes në fuqi të ligjeve, Aleanca për Shqiptarët ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese aktet ligjore që përfshihen në paketën “Safe City”.
Abidin Abduli, avokat i angazhuar nga Aleanca për Shqiptarët, deklaroi:
“Siç paralajmëruan deputetët tanë nga foltorja e Kuvendit, ligjet e paketës ‘Safe City’ do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese në ditën e hyrjes së tyre në fuqi. Këto iniciativa i dorëzuam me qëllim që çdo ligj të vlejë për të gjithë qytetarët, në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”
Në lidhje me deklaratën e Ziadin Selës, një pyetje e ngritur nga gazetarët, deputeti Halil Snopçe theksoi:
“Serioziteti për ‘Safe City’ matet me veprime konkrete dhe jo me deklarata politike. Neni 9 i Kushtetutës garanton barazi për të gjithë qytetarët, ndërsa zbatimi i ligjit vetëm në tre qytete nuk është i barabartë dhe nuk siguron uniformitet. Deputeti Rijad Shaqiri paralajmëroi nga foltorja e Kuvendit se Aleanca për Shqiptarët do të dorëzonte ankesë, ndërsa Ziadin Sela nuk ishte i pranishëm gjatë votimit të ligjit.”
Aleanca për Shqiptarët thekson se çdo ligj duhet të jetë i drejtë, i barabartë dhe të garantojë të drejta të njëjta për të gjithë qytetarët, pa përjashtim. Gazeta Flaka
The post ASH konteston zbatimin jo uniform të paketës “Safe City” në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .