Sindikata e punëtorëve të RTK-së: Greva dy-orëshe do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave legjitime të punëtorëve

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) bën të ditur se pavarësisht mungesës së pagave dhe vonesave të pajustifikueshme në financim, punëtorët e RTK-së vazhdojnë me përkushtim të plotë misionin e tyre publik. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se SPERTK njofton se greva dy-orëshe do të vazhdojë, siç është paralajmëruar, deri në përmbushjen

Nëntor 24, 2025 - 18:00
 0
Sindikata e punëtorëve të RTK-së: Greva dy-orëshe do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave legjitime të punëtorëve
Sindikata e punëtorëve të RTK-së: Greva dy-orëshe do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave legjitime të punëtorëve

Sindikata e punëtorëve të RTK-së: Greva dy-orëshe do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave legjitime të punëtorëve

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) bën të ditur se pavarësisht mungesës së pagave dhe vonesave të pajustifikueshme në financim, punëtorët e RTK-së vazhdojnë me përkushtim të plotë misionin e tyre publik.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se SPERTK njofton se greva dy-orëshe do të vazhdojë, siç është paralajmëruar, deri në përmbushjen e kërkesave legjitime të punëtorëve.

“SPERTK e konsideron të pavend dhe të papranueshme deklarimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, i cili e ka cilësuar grevën si “politike”. Greva është tërësisht sindikale, e bazuar në të drejtat themelore të punëtorëve dhe në kushtet e rënda sociale-profesionale me të cilat ata përballen prej muajsh. Për më tepër, nuk është e qartë në çfarë cilësie po i lëshon deklaratat UD-ja, duke krijuar huti te punëtorët dhe opinionit publik”, thuhet në njoftim

Për më shumë lexoni të plotë njoftimin e SPERTK-së:

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) falënderon sinqerisht të gjithë kolegët e RTK-së për pjesëmarrjen dhe solidaritetin e treguar në aksionet sindikale, si dhe mediat e tjera në Kosovë dhe asociacionet e gazetarëve për mbështetjen dhe raportimin korrekt lidhur me situatën e vështirë në të cilën ndodhen punëtorët e Transmetuesit Publik RTK-së.

Pavarësisht mungesës së pagave dhe vonesave të pajustifikueshme në financim, punëtorët e RTK-së vazhdojnë me përkushtim të plotë misionin e tyre publik. SPERTK njofton se greva dy-orëshe do të vazhdojë, siç është paralajmëruar, deri në përmbushjen e kërkesave legjitime të punëtorëve.

SPERTK e konsideron të pavend dhe të papranueshme deklarimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm, i cili e ka cilësuar grevën si “politike”. Greva është tërësisht sindikale, e bazuar në të drejtat themelore të punëtorëve dhe në kushtet e rënda sociale-profesionale me të cilat ata përballen prej muajsh. Për më tepër, nuk është e qartë në çfarë cilësie po i lëshon deklaratat UD-ja, duke krijuar huti te punëtorët dhe opinionit publik.

Madje punëtorë asnjëherë nuk janë njoftuar se çfarë hapash janë marrë për ti siguruar mjetet, duke paralajmëruar se do të vijmë në situatë të njëjtë sikur para tre muajve.

Pra janë treguar totalisht neglizhent dhe të paaftë si dhe të vetëkënaqur nga: fillimisht dështimi, pastaj kinse zgjidhja.

SPERTK rikujton se asnjëherë nuk ka reaguar ndaj procesit të zgjedhjes së Bordit apo menaxhmentit të RTK-së, pavarësisht vërejtjeve dhe parregullsive të cekura nga palë të tjera. Kjo dëshmon se sindikata ka vepruar gjithmonë në mënyrë të paanshme, larg çdo interpretimi politik, dhe ka mbrojtur vetëm interesin e punëtorëve dhe funksionimin e shëndoshë të shërbimit publik.

Sindikata mbetet e hapur për dialog të sinqertë e të përgjegjshëm, duke kërkuar nga menaxhmenti dhe institucionet relevante të ndërmarrin hapa urgjentë për të garantuar stabilitet financiar, kushte të dinjitetshme pune dhe respektim të të drejtave të punëtorëve të RTK-së.